Zhduket ish-ushtari i UÇK-së

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 08:01
Zhduket ish-ushtari i UÇK-së

Samir Puza, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë të ditur lajmin për zhdukjen e tij.

Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nuk asnjë informacion për të se ku ndodhet.

“Maka” është i njohur për qytetin e Pejës si i urtë dhe punëtor.

“ Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)