Goditi gruan me thikë, arrestohet bashkëshorti 42 vjeçar

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 10:17
Goditi gruan me thikë, arrestohet bashkëshorti 42 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tepelenë, ku një 42 – vjeçar goditi me thikë bashkëshorten dhe veten e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se 42 – vjeçari është arrestuar nga policia.

Njoftimi i plotë :

Tepelenë

Goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)