Vetura përplaset me motorin, shoferi niset me urgjencë drejt spitalit

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 10:38
Vetura përplaset me motorin, shoferi niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në Bilisht, Devoll.

Burimet bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një motor, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.

Mësohet se drejtuesi i plagosur është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Bilishtit por do të transportohet drejt Korçës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ende nuk dihet gjendje shëndetësore e të plagosurit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

(Kosova Sot Online)