Shpërndante drogë, arrestohet autori

  • E /
  • 31 March 2023 - 15:51
Shpërndante drogë, arrestohet autori

Policia ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si rezultat i këtij operacioni është arrestuar një person, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Po ashtu, janë sekuestruar disa doza të lëndës narkotike dhe një armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

LEXO EDHE:

‘Inceneratori i Tiranës në hetim’/ Kreu i SPAK: Po gjejmë pronarin real! Tarifat patjetër që do paguhen

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë. Shpërndante lëndë narkotike në doza, mbante armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Mjeshtri”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi R. T. dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Korçë.

Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. T., iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)