Skiatori shpëton kolegun e 'groposur' nga bora

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 18:23
Skiatori shpëton kolegun e 'groposur' nga bora

Një skiator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fiksuar në kamera momentin e vështirë dhe të frikshëm teksa shpëton kolegun e tij që ishte “groposur” nga bora pranë një peme.

Ngjarja u regjistrua në resortin e skive në malin Baker, ku gjatë zbritjes në pistë një prej skiatorëve ishte shkëputur shumë të tjerëve dhe humbi kontaktet me grupin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fati i tij i mirë ishte që një skiator pas tij, pikasi disa nga sendet që kishin mbetur mbi dëborë dhe shkoi me urgjencë të gërmonte.

Pas disa momentesh ai arriti ta gjente personin e bllokuar, i cili fatmirësisht shpëtoi pa asnjë dëmtim trupor.

(Kosova Sot Online)