Ja pse Macron viziton këtë shtet

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 19:03
Ja pse Macron viziton këtë shtet

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për të biseduar me homologun e tij kinez, Xi Jinping, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Macron dëshiron t’i dërgojë një “paralajmërim të qartë” kolegut të tij Xi Jinping, i cili u prit nga Presidenti rus Vladimir Putin në Kremlin në fillim të këtij muaji, se Evropa nuk do të pranojë që Kina të furnizojë Rusinë me armë.

“Mesazhi ynë do të jetë i qartë: mund të ketë një tundim për t’u afruar me Rusinë, por mos e kaloni atë kufi,” tha një diplomat i lartë francez i paidentifikuar.

Pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit, të cilat arritën kulmin muajin e kaluar pasi SHBA rrëzoi një balonë kineze që fluturonte mbi territorin e saj, Evropa po përpiqet të gjejë vendin e saj në rrethana të tilla të reja.

(Kosova Sot Online)