Sekuestrohen mbi 17 mijë euro

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 13:04
Sekuestrohen mbi 17 mijë euro

Një 31-vjeç është proceduar penalisht, pasi tentoi në mënyrë kontrabandë futjen e 17 550 eurove, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurtë të shtetasve, përgjatë fundjavës.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)