Parametrat e komunikimit kulturor

Parametrat e komunikimit kulturor
Parametrat e komunikimit kulturor

Nexhat Bexheti

  • 27 April 2026 - 07:44

Nga Nexhat Bexheti 

Mënyra se si komunikojmë flet shumë për statusin tonë personal, profesional, social dhe interpersonal, duke e kushtëzuar kështu edhe gjendjen tonë të shëndetit emocional. Pra, një model i shëndetshëm i komunikimit me të tjerët presupozon edhe një mirëqenie emocionale si bazament të mirëqenies së shëndetit mendor. Së këndejmi, shtrohet nevoja për të zhvilluar aftësitë e dhënies dhe marrjes së mesazheve në mënyrë të kënaqshme, duke i zbutur dhe neutralizuar keqkuptimet dhe konfliktet me personat me të cilët bashkëjetojmë dhe bashkëveprojmë. Një komunikim konstruktiv dhe i frytshëm nënkupton gjithashtu një model të shëndetshëm të komunikimit në ambientin përkatës social.

Është i gabueshëm konstatimi se elokuenca verbale paraqet kushtin primar për një komunikim optimal me të tjerët. Si parakusht esencial për t’u bërë bashkëbisedues i mirë dhe i pëlqyeshëm është zelli dhe gatishmëria për të dëgjuar me kujdes dhe durim të tjerët.

Po, nëse i qasemi debateve mediatike, lehtë ndëgjojmë kundërshtime të nivelit të ulët kulturor, i cili është në kundërshtim me kulturën tradicionale shqiptare. Mostoleranca e debatueseve në emisionet televizive lë gjurmë të zbehtë, sepse ato dëgjohet edhe nga gjeneratat në ritje, dhe atyre u hap mundësinë që ta përdorin si fjalor në jetën e tyre të përditshme gjatë zhvillimit të personalitetit si individë dhe anëtarë të shoqërisë, tek të cilët mund të krijohen shtrembërime kulturore. Por tragjedia më e madhe është kur manifestohen acarime verbale në mënyrë të tillë sa që ka raste edhe ndërhyrje fizike ndërmjet oponentëve politikë; në parlament ata nuk kanë durim që oponenti të shprehet, dhe mes fjalimit shpërthejnë fyerjet e nivelit më të ulët kulturor. Aktet e tilla shëmtuese do të ndikojnë negativisht në edukatën e shpresës.

Prandaj, do të ishte e dobishme që pedagogët dhe psikologët nëpër shkolla t’ua shpjegojnë nxënësve se këto raste janë të izoluara, sepse parlamenti është arenë e kacafytjeve politike dhe nuk përfaqëson kulturën, dhe se profesioni i politikanit është i ngarkuar me energji negative. Prandaj, ata shërbehen me retorikën e fjalorit antikulturor, sepse gjatë periudhave të caktuara nuk mund t’i realizojnë premtimet e dhëna ndaj elektoratit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".