Zelensky: Dua që Putini të mbyllet

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 18:53
Zelensky: Dua që Putini të mbyllet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson që të shohë Vladimir Putinin të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij i strehuar në një bodrum të errët pa tualete, pasi vizitoi një qytet ukrainas ku pothuajse e gjithë popullsia e tij është mbyllur në bodrumin e një shkolle për shkak të pushtimit rus.

Zelensky foli nga fshati Yagidne, në veri të Kievit, ku ai dhe zëvendëskancelari gjerman Robert Habeck shkuan për të festuar përvjetorin e çlirimit të zonës nga trupat ruse.

Menjëherë pas pushtimit, ushtarët e Moskës detyruan 367 njerëz, pothuajse të gjithë popullsinë e Yagidne, që të hyjnë në bodrumin e një shkolle 200 metra katrorë.

Fshatarët, përfshirë një foshnjë 18 muajshe, u mbajtën aty për gati një muaj dhe 11 prej tyre vdiqën, transmeton oranews.

“Pasi pamë të gjitha këto, shpresoj që presidenti i Rusisë të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij në një bodrum me një kovë si tualet”tha lideri ukrainas.


(Kosova Sot Online)