45-vjeçarja doli për të mbledhur dru, prej 2 javësh nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 09:21
45-vjeçarja doli për të mbledhur dru, prej 2 javësh nuk dihet se ku është

Një grua rreth 45 vjeçe nga fshati Tërbaç i Vlorës është zhdukur dhe nuk dihet se ku është, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkëshorti dhe djali i saj, barinj në fshatin Tërbaç, tregojnë se gruaja kishte dalë nga shtëpia për të mbledhur dru si shumë herë të tjera, por ka që dy javë nuk dihet më fatin e saj se ku është.

Policia e Vlorës është duke e kërkuar, ku janë përfshirë edhe efektivë të repartit zjarrfikës, mirëpo nuk ka të dhëna apo dyshime të tjera mbi fatin e 45-vjeçares.

(Kosova Sot Online)