Gjilan: Dy persona me sprej e maska ia grabisin një personi 100 mijë euro

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 14:47
Gjilan: Dy persona me sprej e maska ia grabisin një personi 100 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndodhur një rast i grabitjes në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona të cilët kanë qenë të maskuar, duke përdorur sprej kanë arritur që një personi t’ia grabisin një çantë me një shumë të madhe parash.

Në media po raportohet se në këtë rast grabitësin kanë arritur t’i marrin 100 mijë euro.

Të dyshuarit janë duke u kërkuar nga  Policia e Kosovës.

Ndërsa, rrethanat e rastit se si ka ndodhur kjo grabitje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)