Blinken paralajmëron pasoja për këtë situatë

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 20:22
Blinken paralajmëron pasoja për këtë situatë

Çdo përpjekje e Kinës për të ndryshuar me forcë status quo-në me Tajvanin, mund të prekin pothuajse çdo vend në tokë. Kjo është ajo që paralajmëroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një intervistë të dhënë së fundmi.

Blinken bëri po ashtu të qartë se vendi i tij nuk kërkon përplasje direkte me Kinën.

Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe është zotuar që ta ribashkojë ishullin demokratik me kontinentin. Synime këto që Perëndimi i ka interpretuar si gjuhë të koduar për një pushtim të mundshëm në të ardhmen

(Kosova Sot Online)