Ja sa aksidente u regjistruan për tre muaj në Kosovë

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 23:04
Ja sa aksidente u regjistruan për tre muaj në Kosovë

Gjatë periudhës janar-mars 2023 në Kosovë janë shënuar mbi 4 mijë e 200 aksidente, u bë e ditur nga Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Derisa totali i numrit të aksidenteve të trafikut gjatë 3 muajve të parë të këtij viti është shumëfish më i madh.

Kështu tregojnë të dhënat e policisë së Kosovës.

Pavarësisht këtyre rasteve, nga policia e Kosovës thonë se kanë synim sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani njoftoi se nga data 12 prill, Policisë së Kosovës do t’i shtohen edhe kapacitete të reja.

Sipas policisë së Kosovës, mbi 150 mijë tiketa janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në këtë periudhë.

(Kosova Sot Online)