​Rizvanolli: I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 08:36
​Rizvanolli: I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka theksuar se në sektorin e energjisë është bërë punë më shumë për dy vjet prej kur ajo është në krye, sesa në dy dekadat e fundit.

Po ashtu, Rizvanolli tha se janë siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja

“I kemi vënë themelet më të forta të energjisë, më të pastër dhe më të fortë, që është për të mirën e qytetarëve, por edhe që është më gjithëpërfshirës. Kemi siguruar mbi 400 milion euro për projekte të reja, prej të cilave mbi 340 milionë janë grante dhe tani më e reja është se jemi informuar që se shpejti do t’i fillojmë negociatat për partneritetin kosovaro-gjerman për klimë”, ka thënë Rizvanolli.

“Kosova për herë të parë po bëhet pjesë e kësaj iniciative gjermane. Për herë të parë Kosova nuk është duke i ndjekur trendet me dekada mbrapa shteteve tjera, por jemi në ballë të zhvillimeve teknologjike me projektet më inovative në rajon, e ndër inovativet edhe në Evropë”.

(Kosova Sot Online)