Vendimi i Gjykatës Speciale, reagon Klinaku: Poshtërsi tjetër kundër Calit

  • E.k /
  • 06 April 2023 - 13:59
Vendimi i Gjykatës Speciale, reagon Klinaku: Poshtërsi tjetër kundër Calit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Klinaku e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”.

Klinaku ka shkruar se le ti paguan gjykata, ata që po i konsideron viktima.

“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguaj gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për vehten e tyre”, ka reaguar Klinaku përmes Facebook-ut.

(Kosova Sot Online)