"Në Kosovë ruaja lopët", frizeri kosovar tregon se kush ja la 500 euro bakshish në Gjermani

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 14:38

Ardian Haziri është një frizer shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar se kur ka jetuar në Kosovë është detyruar të ruajë edhe lopët.

Më pas, ai tregon se ka shkuar në Gjermani, ku edhe ka nisur punën si frizer.

Ai në një intervistë është shprehur se është i kënaqur me jetën në Gjermani.

Po ashtu,  Haziri tregoi se ai ka pasur dëshirë që të bëhej arkitekt.

“Në atë kohë kur kam qenë i ri në Kosovë. Jam shumë i kënaqur që në jetën time kam kaluar shumë histori, si ajo që shkoja për të ruajtur lopët, historia në luftë, ajo pas lufte dhe ndërkohë në 2004 kam ardh në Gjermani. Dy vjet i kam pasur shkollë në Gjermani. Edhe punimi frizer dhe stilist nuk kam pasur qejft të bëhem.

Por kreva dy vjet shkollë dhe gjuhën nuk e dija mirë. Unë kam pasur dëshirë të bëhem arkitekt, kam pasur pasion ndërtimet. Por nuk dija gjuhën, shkollën nuk e vazhdova. Më mori xhaxhi me zor në punë. Mirëpo, mua më pëlqen arti dhe kjo punë e tillë është”, zbuloi ndër të tjera ai.

“Jurgen Klopp është si shok, njëri i veçantë, nuk është mendjemadh, me ndjenja shumë të mira.

Më ka ndihmuar shumë dhe më ndihmon. Shifra më e madhe që më ka lënë mua është Mario Götze, më ka lënë 500 euro”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)