Një person i vë zjarrin ”Benzit”, dëmtohet dhe vetë

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 14:52
Një person i vë zjarrin ”Benzit”, dëmtohet dhe vetë

Një veturë e tipit “Benz” e cila kishte qenë e parkuar, ka marrë flakë natën në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë shihet personi që i ka vënë flakën automjetit.

Mësohet se duke i hedhur lëndë djegëse mjetit, ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit.

Nuk është bërë i ditur akoma identiteti i autorit.

(Kosova Sot Online)