Stefanoviq: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Kosovën

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 16:21
Stefanoviq: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Kosovën

Kryetari i Komisionit të Parlamentit të Serbisë për Punë të Jashtme dhe zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Borko Stefanoviq, u pajtuan sot me senatorin amerikan nga Montana, Steven Danes se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas njoftimit të SSP-së, Stefanoviq dhe Danes kanë biseduar edhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik.

“Partia për Liri dhe Drejtësi beson se është e rëndësishme që Serbia të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe të zbatojë të gjitha marrëveshjet me Prishtinën që mbrojnë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe që ruajnë pikëpamjen tonë kushtetuese për statusin e Kosovës. “, tha Stefanoviq.

Sipas tij, situata në Serbi “tregon rezultatet e këqija të autoriteteve në të gjitha fushat”, dhe zgjidhja për këtë është “thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme”.


(Kosova Sot Online)