Macron: Unë e di se mund të mbështetem tek ju

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 17:12
Macron: Unë e di se mund të mbështetem tek ju

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete”, i tha ai Xi në fillim të bisedimeve në Pekin, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online".

Xi tha se dy vendet e tyre kishin “aftësinë dhe përgjegjësinë” për të mbrojtur paqen botërore.

Udhëheqësi francez është në një vizitë shtetërore në Kinë, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

I shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi, Macron po kërkon gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare. Atje është edhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të marrë pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze.

Vizita po zhvillohet pas shumë vitesh të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës.

Të enjten pasdite, Macron u prit me një paradë ushtarake të shfaqur në Pekin, përpara se të fillonte bisedimet me dyer të mbyllura me Xi.

Të dy, më vonë në mbrëmje, do të marrin pjesë edhe në një darkë shtetërore.


(Kosova Sot Online)