Kremlini: Putin dhe Lukashenko nuk diskutuan për vendosjen e armëve

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 19:02
Kremlini: Putin dhe Lukashenko nuk diskutuan për vendosjen e armëve

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk diskutoi me homologun bjellorus, Aleksandër Lukashenko, mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov këtë të enjte.

Putin, muajin e kaluar njoftoi se Rusia do të vendoste armë bërthamore në territorin e fqinjit të saj. Moska thotë se kjo lëvizje është e detyrueshme për shkak të zgjerimit të aleancës ushtarake të NATO-s drejt kufijve të Rusisë

(Kosova Sot Online)