Gërvalla: Kosova duhet të investoj shumë për një anëtarësim në NATO

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 10:41
Gërvalla: Kosova duhet të investoj shumë për një anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës pa dorëzimit të aplikimit në maj të vitit të kaluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla tha se presin hapa të rëndësishëm dhe se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, jo vitesh.

“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani. Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.

Ajo tha se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor.

“Kosova duhet të investojë shumë për një anëtarësim në NATO, por duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

(Kosova Sot Online)