Punëdhënësi sulmon ish-punëtorët që i kërkuan rrogën, "Do të shihni çfarë do të merrni, do të vdisni"

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 15:25
Punëdhënësi sulmon ish-punëtorët që i kërkuan rrogën,

Një punëdhënës në Greqi ka kërcënuar ish-punëtorët pasi ato kanë kërkuar pagën e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se tre ish-punonjës të kompanisë, dy vajza dhe një i ri i kanë kërkuar punëdhënësit t’i paguajë shumën e parave që u detyrohen, në total gati 2000 euro.

Sipas denoncimit, një nga punëdhënësit është përgjigjur me një agresion të paparë, madje ka arritur deri aty sa ka kapur nga qafa një anëtar të administratës së SETEPE-s dhe e ka tërhequr në qoshe , i cili më herët ka hyrë në mes për ta ndaluar. Më pas i ka kërcënuar me fraza të tipit: “Do të shihni çfarë do të merrni, do të vdisni, do të vdisni këtu”.

(Kosova Sot Online)