Vasili: Ashtu siç shembën “Prestige Resort” po shembin qeverisjen! Mesazhi që Rama u jep investitorëve është ‘mos hajdeni në Shqipëri se ju plaçkis”

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 15:54
 Vasili: Ashtu siç shembën “Prestige Resort” po shembin qeverisjen! Mesazhi që Rama u jep investitorëve është ‘mos hajdeni në Shqipëri se ju plaçkis”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për “Panorama TV” tha se mesazhi që Rama u jep investitorëve është ‘mos hajdeni në Shqipëri se unë ju plaçkis”.

Sipas Vasilit, kjo qeveri ka në kokë fadormat dhe jo ligjet. Ndërsa i ndalur tek shembja e “Prestige Resort”, Vasili u shpreh se ashtu siç e prishën hotelin, ashtu po prishin edhe qeverisjen e vendit.

Vasili: Nuk kanë ca të diskutojnë investitorët e huaj sepse ata nuk vijnë këtu. Në këtë moment mesazhi është ky, mos shkelni në Shqipëri thotë Rama, sepse këtu ju dhunoj dhe ju plaçkis dhe ju nuk keni ku të ankohen. Të gjithë kryeministrit as nuk ka guxuar ta thonë.

Kjo është marrëzia më e rëndë që mund të ketë thënë një kryeministër. Hapni të gjitha deklaratat e kryeministrave, ato me ekstremiste, këto fjalë nuk i kanë thënë kurrë.

Është kryeministri më i dëmshëm dhe duhet të largohet. Sot i ka thënë çdo banke të huaj, cdo investitor të huaj se unë ju dhunoj dhe nuk keni çtë bëni.  Por kjo nuk do të ndodhë, sepse populli do reagojë.

Pyetje: Po ta krahasojmë me Kosovën ne kemi humbur arbitrazhet?

Vasili: Kosova zbaton procedurat, mbron edhe vetën edhe interesat e qytetarëve dhe fiton. Një studio ligjore kur zbaton procedurat është e thjeshtë të fitosh. Sjellja e këtyre ka qenë ARROGANETE.

Ashtu sic shemben me fadroma Prestige Resort, ashtu kanë shembur edhe kontratat, ashtu e shembnin edhe qeverisjen. Këta në tru kanë fadromat dhe jo ligjet.

Pyetje: A rrezikon edhe arbitrazhe të tjera Shqipëria?

Vasili: Ka kushedi sa çështje në arbitrazh. I kam përcjellë këtë shqetësim madhor, sepse vetë avokatura e ka thënë. Këta janë sjellë në raport me paratë publike si maskarenj.

(Kosova Sot Online)