Berisha uron besimtarët katolikë: Pashka, ditë e shpresës

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 11:49
Berisha uron besimtarët katolikë: Pashka, ditë e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

‘Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë’, shprehet Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithashtu kreu i PD-së, thekson se kjo festë e ka gjetur Shqipërinë , besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj, ndërsa shton se kudo që janë me votën e tyre të rivendosin pluralizmin në Shqipëri

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.

Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.

Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!

(Kosova Sot Online)