Escobar nesër viziton kryeqytetin

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 16:16
Escobar nesër viziton kryeqytetin

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve do të vizitojë Tiranën, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gabriel Escobar do të qëndrojë në Tiranë në datat 11 deri në 13 prill me një agjendë të ngjeshur.

Mësohet se fillimisht do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bajram Begaj.
 
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.

(Kosova Sot Online)