Dreshaj takohet me politikanin e njohur gjerman, paralajmërohet ardhja e tij në Kosovë

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 11:39
Dreshaj takohet me politikanin e njohur gjerman, paralajmërohet ardhja e tij në Kosovë

Ish deputeti, Gani Dreshaj, ka takuar politikanin e njohur gjerman, Friedbert Pflüger, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dreshaj ka shkruar se Pflüger gjatë bombardimeve të NATO-s ishte Sekretar i Mbrojtjes në Republikën Gjermane dhe roli i tij për Kosoven shtet të pavarur e sovran ishte jetik.

Dreshaj ka thënë se me Pflüger kanë biseduar për shumë tema.

Ai ka theksuar se një prej temave ishin  zhvillimet në Hagë, zhvillimi politik në Shqipëri, funksionimi i Qeverisë.

(Kosova Sot Online)