Pse Escobar erdhi sot në Shqipëri?

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 16:51
Pse Escobar erdhi sot në Shqipëri?

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë.

Po ashtu zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit, dhe të politikës.

Ndërkaq orën 18:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ do të mbahet mitingu hapës i PS dhe do të prezantohet edhe slogani. 

(Kosova Sot Online)