Si u zvogluan informatat e Pentagonit nga “chat”-i i një videoloje

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 18:00
Si u zvogluan informatat e Pentagonit  nga “chat”-i i një videoloje

Sipas analistëve të inteligjencës, një grup dokumentesh të zbuluara nga Pentagoni duket se fillimisht ka rrjedhur në platformën e bisedave të videolojrave Discord në një përpjekje për të fituar një argument për luftën në Ukrainë mes përdoruesve.

Origjina e çuditshme e rrjedhjes mund të duket e pazakontë, por është larg nga hera e parë që një mosmarrëveshje midis lojtarëve ka shkaktuar një shkelje të inteligjencës.

Rrjedhja u ekspozua pasi dokumentet që tregonin viktima të vlerësuara në betejën e Bakhmutit filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale javën e kaluar.

Dy versione të dokumenteve, njëri prej të cilëve ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale për të nënvlerësuar viktimat ruse dhe mbivlerësuar ato ukrainase, u shpërndanë mes vëzhguesve të luftës. Njëra, me shifrat e sakta, buronte nga një rrjedhje në 4chan, ndërsa në të njëjtën kohë, një grup i dytë dokumentesh, duke përfshirë imazhin e redaktuar, po qarkullonte nëpër kanalet pro-ruse të Telegramit.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk ishte burimi origjinal. Para se të shfaqeshin në internet, dokumentet ishin shpërndarë në dhomat e mbyllura të bisedave të organizuara nga Discord, një aplikacion bisedash i fokusuar te videolojërat.

Në një server, të quajtur “Minecraft Earth Map”, 10 prej dokumenteve u postuan që në 4 mars, një muaj përpara se të shfaqeshin në 4chan.

(Kosova Sot Online)