Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim

  • A.P /
  • 07 May 2026 - 10:00
Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim

Haki Abazi ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për vendime të gabuara dhe për mosrealizim të premtimeve në raport me proceset ndërkombëtare dhe dialogun.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se çështjet kyçe në raportet Kosovë–Serbi mbeten ende të hapura, ndërsa akuzoi qeverinë për qasje populiste dhe për përkeqësim të klimës politike në vend.

Abazi foli për “propagandë fashiste” nga ana e VV-së, dhe dhoma me aktivistë dhe profile të rreme që denigrojnë dhe godasin personalitete politike.

 “Z.Kurti ka dhënë 24 hektarët e manastirit të Deçanit me premtimin e Bakojanisit që do bëhemi anëtarë të Këshillit të Europës. Ne nuk u bëmë anëtarë të Këshillit të Europës siç u premtua. Vuçiç pa një moment të të rëndësishëm në marrëdhëniet e Europës edhe drejt Ukrainës, edhe drejt konflikteve të tjera. U tërhoq në mënyrë të heshtur pas arritjes së marrëveshjes. Ishte Marrëveshja e Ohrit. Në këtë moment Vuçiç tërhoqi strukturat paralele, duke e ditur qartë që ato do të rikthehen në çfarëdo momenti që Kosova do ta zbatojë ligjin për vetëqeverisjen komunale dhe zgjedhjet e reja. Problemi nuk është zgjidhur. Është në sentimentin për të shkuar dikush dhe për të peshkuar në Ujman. Serbët u kthyen. Lista Sprska ka 10 komuna në qeverisje, është prezente, z.Kurti nuk e shpalli Listës Serbe organizatë terroriste edhe pas Banjskës kur e kishte mundësinë. Kemi pasur të bëjmë me një teatër që ka zbatuar marrëveshjet, edhe në 2013, edhe në Bruksel edhe në Ohër, përmes të cilave z.Kurti është përpjekur që të përfitojë në mënyrë populiste. A është zgjidhur Asociacioni? Jo. Kurti po e përjeton pushtetin si luftë ndaj oponentëve politikë dhe ka futur propagandën fashiste, që denigron njerëz, personalitete, shkatërron debat politik. Ka një dhomë në LVV që godasin në mënyrë strategjike këdo, siç e patë edhe Vjosa Osmanin në fund, me aktivistë dhe ‘fake accounter’”, tha Abazi.

(Kosova Sot Online)