Gjenden 4 bo'mba në va'rreza pak orë para vizitës së Biden

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 20:00
Gjenden 4 bo'mba në va'rreza pak orë para vizitës së Biden

Policia në Irlandën e Veriut  zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

” Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues ,” tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

Biden pritet të mbërrijë në Belfast sonte vonë, në një kohë të ndjeshme për Irlandën e Veriut, e cila po shënon 25 vjet nga marrëveshja e paqes e së Premtes së Mirë që i dha fund gjakderdhjes në rajon.

Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.

(Kosova Sot Online)