Rubin: Serbia dhe Kosova mund të fillojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 20:09
Rubin: Serbia dhe Kosova mund të fillojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre

Për vizitë në Ballkan, po qëndron James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka treguar pse s’do ta vizitojë Serbinë.

Rubin ka thënë se marrë parasysh të kaluarën e tij, nuk mendon se është diplomati më i mirë për t’u takuar me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.

“Nuk do të udhëtoj në Serbi me këtë rast. Shikoni, unë jam realist. E di se, duke marrë parasysh të kaluarën time, unë nuk jam ndoshta diplomati më i mirë për t’u takuar me zyrtarë të Qeverisë serbe”.

Në anën tjetër, Rubin ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i lënë pas disa nga padrejtësitë e së kaluarës dhe ta nisin normalizimin e marrëdhënieve.

“Unë jam në dijeni për realitetet e rajonit. Nga ana tjetër, ne kemi një mundësi tani – dhe mund të flasim për këtë në një minutë – ku Serbia dhe Kosova mund të fillojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe ne t’i lëmë pas disa nga këto padrejtësi të së kaluarës”, ka thënë ai.

Rubi po viziton Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

(Kosova Sot Online)