Suspendohet profesori Bekim Bejta

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 10:28
Suspendohet profesori Bekim Bejta

Senati i UP-së ka vendosur për suspendimin e profesorit Bekim Bejta për 6 muaj nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim”.

“Të nderuar studentë, sot me shumicë votash për, Bekim Bejta u suspendua nga Universiteti i Prishtinës për 6 muaj. Pikërisht në 13 vjetorin e themelimit të SKV-së, studentët senatorë nga radhët e lëvizjes sonë studentore votuan për suspendimin e Bejtës”, thuhet në njoftim.

Për suspendimin e Bejtës ka njoftuar edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë.

Në njoftim thuhet se Bejta bazuar në fakte dhe denoncime pritet që edhe përfundimisht të përjashtohet.

“Pas reagimit të Këshillit Studentor në Fakultetin e Filologjisë, lidhur me shkeljet e vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentet, Senati largon përkohësisht nga puna profesorin Bekim Bejta ku sipas fakteve dhe denoncimeve ai pritet te perjashtohet perfundimishte se shpejti.”

(Kosova Sot Online)