Kërcënoi një femër në Skenderaj, ajo në vetëmbrojte me një thikë kuzhine e lëndon në dorë

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 11:55
Kërcënoi një femër në Skenderaj, ajo në vetëmbrojte me një thikë kuzhine e lëndon në dorë

Një person është arrestuar në Skënderaj, pasi dyshohet se ka kërcënuar një grua, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima në vetëmbrojtje me një thikë kuzhine i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit në dorë.

Kurse, i dyshuari pas trajtimit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj 11.04.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Gjatë incidentit viktima në vetëmbrojte me një thikë kuzhine i kishte shkaktuar lëndime të dyshuarit në dorë”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

I dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)