Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 16:02
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër

Nesër me fillim nga ora 10:00, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej sot, por dështoi në mungesë të korumit.

Në rend dite janë shtatë pika, në mesin e të cilave edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për  Prokurorin e Shtetit

5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

(Kosova Sot Online)