Shp'ërthen bombola e gazit në kryeqytet

  • a.p /
  • 12 April 2023 - 19:21
Shp'ërthen bombola e gazit në kryeqytet

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në zonën e Selitës, në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ibrahim Dervishi", në katin e nëntë të një pallati

Policia bën të ditur se banesa ishte marrë me qira nga L.K. 

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”,  në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)