Dy të rinjtë i zë rryma pasi tentuan të kapnin zogjtë në tela

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 19:34
Dy të rinjtë i zë rryma pasi tentuan të kapnin zogjtë në tela

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Antalia të Turqisë, ku dy persona, janë plagosur rëndë pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa përpiqeshin të kapnin disa zogj të varur në telat e energjisë elektrike në një nga rrugët e qytetit.

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar momentin fatkeq, kur dy të rinjtë, me anë të një shkopi të gjatë e drejtojnë atë sipër, por në një moment nga këmbët e tyre dalin shkëndija, duke bërë që ata t’i zërë korrenti, duke u përplasur në tokë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se njëri prej të rinjve ndodhet nën trajtim të vazhdueshëm mjekësor në Reanimacionin e spitalit rajonal të Antalias, ndërsa shoku i tij ka dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore.

(Kosova Sot Online)