Arrestohen tre personat që sulmuan Valon Sylën

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 21:26
Arrestohen tre personat që sulmuan Valon Sylën

Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar sot, ka bërë të ditur ministri i brendshëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai për profesionalizimin garanton siguri për të gjithë.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. 

(Kosova Sot Online)