Dritan Abazoviq nesër viziton Kosovën

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 08:36
Dritan Abazoviq nesër viziton Kosovën

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër do të jetë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazoviq e viziton Kosovën me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini.

Shahini, në ora 10:00, mban konferencë për media ku do të shpaloset vizita e tij.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve, ju fton të enjten me 13 prill në orën 10:00 në zyrat e AKB-së në konferencën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Kosovë. Kjo vizitë realizohet me ftesë të kryetarit të AKB-së, Agim Shahini dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

(Kosova Sot Online)