Arrestohet i riu pasi kreu marrëdhënie me 23-vjeçaren

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 15:46
Arrestohet i riu pasi kreu marrëdhënie me 23-vjeçaren

Një 29-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për abuzim seksual.

Mësohet se i riu me iniciale E.Rr., ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila nuk ka pasur mundësinë për t’u mbrojtur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ende nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen të ndodhur në fshatin Vithkuq, ku pritet zbardhja e plotë.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)