FBI arreston një 21-vjeçar

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 20:47
FBI arreston një 21-vjeçar

FBI ka arrestuar një person në kuadër të hetimit për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane.

Ndërkohë operacionet po vijojnë në Dighton-in e veriut dhe Massachusetts sipas mediave në vend.

Ndërkohë, i pyetur nëse mund të konfirmojë se Jack Teixeira është personi që dyshohet se i ka nxjerrë dokumentet sekrete, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder u shpreh se aktualisht po kryhen hetime dhe se kjo është një çështje e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Por, Ryder nuk konfirmoi direkt që bëhet fjalë për 21-vjeçarin apo jo.


(Kosova Sot Online)