Latifi: Në Kushtetutën e Kosovës njerëzit janë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 13:42
Latifi: Në Kushtetutën e Kosovës njerëzit janë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre

Shoqëria në Kosovë duhet të maturohet dhe të pranojë mendime të lira e kundërthënëse, ka theksuar profesori universitar, Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi thotë se në Kushtetutën e Kosovës, njerëzit janë të barabartë pavarësisht bindjeve të tyre.

“Para Kushtetutës besimtari, jobesimtari e agnostiku janë të barabartë – njerëzit s’po e kuptojnë këtë”, tha Latifi.

“Janë disa njerëz që po përhapin një interpretim të vështirë të Islamit. Ata nuk pranojnë kritikë, nuk pranojnë mënyrë tjetër të mendimit dhe kur përballesh me ta e nxjerrin kërbaçin e të sulmojnë e të ofendojnë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)