Myftiut Tërnava - Kurti i shtron iftar

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 22:25
Myftiut Tërnava - Kurti i shtron iftar

Për nder të muajit të Ramazanit, për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar iftar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

urti i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)