Gola - Gashit: 'Pse je sarakuq, ke marr miliona me Orca-n'

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 22:35
Gola - Gashit: 'Pse je sarakuq, ke marr miliona me Orca-n'

Lidhur me gjendjen në Universitetin e Prishtinës dhe fondit e organizatës joqeveritare për cilësi të arsimit, ORCA, një debat i ashpër ka ndodhur në mes të profesorit universitar, Ardian Gola dhe panelistit Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Gola akuzoi Gashin se kanë marrë shifra të mëdha për të krijuar raporte që e “qesin për faqe të zezë” arsimin në Kosovë.

“1 milionë e gjysmë euro i ka marrë ORCA. Ne do të shihemi në gjykatë. Do të të padisë. Miliona euro për raporte diletante që tregojnë të pavërteta”, tha ai.

Këtu iu kundërpërgjigj Gashi i cili tha se Gola e ka personale këtë temë.

“Ti po gënjen. Për shkak tonin nuk ka më avancime të pabazë në UP. Ka avancuar maca e kuca. Interesi personale është këtu”, tha Gashi.

 Gola i reagoi përsëri diku ia përmendur të diplomuarit nga UP-ja që sot mbajnë pozita udhëheqëse dhe elitare.

“Prej këtij universiteti kemi mjekë që udhëheqin spitale nëpër Evropë. Udhëheqim dikastere nëpër gjithë botën. Nuk mund të flitet kështu. Kjo është e pavërtetë dhe po manipulohet. E ke vënë theksin”, reagoi Gola.

Gashi u kundërpërgjigj duke thënë se ka përjashtime por se shumica e profesorëve janë për “faqe të zezë”

“E po ka përjashtime. Nuk janë të gjithë. Shumica dërrmuese e profesorëve të UP-së janë për faqe të zezë. Nuk bën me kry debatin. Ka thënë gjëra për mua. Pse je sarakuq, pse po gërvallesh. Kur e ki fillu këtë temë është dashtë me ndalë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)