
Përparim Rama ia jep “Çelësin e Kryeqytetit”, Abazoviq: Po e ndjej vetën si në shtëpinë time

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin në detyrë te Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama i ka dhuruar Çelësin e Kryeqytetit Abazoviqit.
E kryeministri malazez, tha se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij dhe se po e ndjenë vetën si qytetar i Prishtinës.
“Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, tha Abazoviq.
(Kosova Sot Online)