Djali e rrah nënën e tij 86 vjeçare

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 14:38
Djali e rrah nënën e tij 86 vjeçare

Një nënë 86-vjeçare në Gostivar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj 56-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga SPB-Tetovë thonë se pas dokumentimit të rastit, ndaj personit të raportuar do të vijojë parashtresë përkatëse.

“Dje (13-prill) në ora 13:00 në Stacionin Policor në Gostivar, një banore 86-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë në shtëpinë e saj pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale është sulmuar fizikisht nga djali i saj 56-vjeçar S.A.”, thonë nga SPB-Tetovë.

(Kosova Sot Online)