I riu tenton ta merr me forcë 29-vjeçaren në Fakultetin e Edukimit

  • A.P /
  • 16 April 2023 - 09:37
I riu tenton ta merr me forcë 29-vjeçaren në Fakultetin e Edukimit

Raportohet se një rast të tillë që ka ndodhur dje te Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka arrestuar një person, i cili u denoncua nga për ngacmim dhe sulm.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima kësaj radhe është një 29-vjeçare, të cilën e shpëtoi shoqja e saj, e cila arriti ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.A., për motive akoma të panjohura i ka shkuar viktimës në fakultet, ku e ka marrë me forcë, duke e kërcënuar se do ta pësojë keq nëse tenton të ikë. “Nëse bërtet, qitu t’lo me thikë”, dyshohet se ishin fjalët e të dyshuarit, thonë të njëjtat burime.

Si rezultat i raportimit, Policia ka arritur që t’i intervistojë disa dëshmitarë dhe të arrestojë personin që po dyshohet për këtë rast.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

(Kosova Sot Online)