Ambasadori gjerman e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 13:28
Ambasadori gjerman e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, e ka cilësuar si lajm të mirë zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit përmes inspektimeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai përgëzoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj.

”Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë”, ka shkruar ai në Twitter, të hënën.

(Kosova Sot Online)