OHT kërkohet rishikimi i Ligjit për kontrollimin e duhanit

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 15:46
OHT kërkohet rishikimi i Ligjit për kontrollimin e duhanit

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, ka reaguar duke thënë se vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke ju shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, transmeton “Kosova Sot Online”.

OHT thotë se e mbështesin këtë ligj, por sipas tyre duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.

Në ragimin e tre thuhet se ky ligj të jetësohet, në mënyrë që të mos u shkaktohen dëme bizneseve.

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me ligjin për kontrollimin e duhanit

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke ju shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Oda mbështet aplikimin e Ligjit për Kontrollimin e Duhanit, por thekson se duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.

Në mënyrë që ky ligj të jetësohet por edhe që të mos u shkaktohen dëme bizneseve Oda apleon që në grupin punues për rishikimin e ligjit të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve pra edhe një përfaqësues nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)