Djalit që dyshohet se vrau nënën në Pejë i ndërrohet burgu

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 17:45
Djalit që dyshohet se vrau nënën në Pejë i ndërrohet burgu

Të premten në Pejë ka ndodhur një rasti i rëndë ku një grua është gjetur e vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria zbuloi së i dyshuari kryesor për këtë vrasje është djali, i cili dyshohet së ka mbytur nënën e tij.

Ai u arrestua nga ana e Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për ta dërguar në 30 ditë paraburgim të dyshuarin për vrasjen e rëndë.

I dyshuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga ajo në Pejë që ishte në fillim.

Ky transferim i tij ka ndodhur për shkak se Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron shërbime më të mira shëndetësore.

Lajmi.net ka kontaktuar avokatin e të dyshuarit në Pejë, Asdren Mekaj.

Avokati i të dyshuarit ka thënë se ka kërkuar që i njëjti të dërgohet në izolim për shkak gjendjes së tij momentale.

‘’Kam kërkuar që i njëjti me u mbajt i izoluar, për shkak të gjendjes së tij momentale dhe për shkak të rrethanave të rastit’’.

Më tutje avokati thotë se Prokuroria ka thënë se këtë javë i dyshuari do të dërgohet në Institutin e Forenzikës për t’iu bërë ekzaminimi i tij.

(Kosova Sot Online)