Gashi: Nuk po gjej më njerëz që thonë se do ta votojmë Vetëvendosjen

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 22:11
Gashi: Nuk po gjej më njerëz që thonë se do ta votojmë Vetëvendosjen

Sondazhet që e vendosin si të parën VV-në me epërsi të madhe ndaj partive tjera janë të pasakta, ka deklaruar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi thotë se nuk po takon më njerëz nëpër rrugë që i thonë se do të votojnë VV-në, sikur dikur.

“Spo gjoj më njerëz që thonë se do ta votoj Vetëvendosjen. Më herët i takoja nëpër rrugë e më thonin se do ta votonin VV-në.””, tha ai.

Ai tregoi edhe pse ka rënë besimi në VV-në, duke thënë se nuk ka ide të qeverisjes dhe se dështimet e mëdha, kur iu shtohen edhe ngritjet e çmimeve dhe mosmbajtja e premtimeve kanë bërë ndikuar.

(Kosova Sot Online)